Sahihu i Buhariut — Hadithi 1475
52. Nënkapitulli: Ai që lyp thjesht për të tubuar
1475. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dielli do të afrohet Ditën e Kiametit, saqë djersët do të arrijnë deri në gjysmë të veshëve. Duke qenë në këtë gjendje, (njerëzit) kërkojnë ndihmë prej Ademit, pastaj prej Musait, pastaj prej Muhamedit ﷺ.”
Abdullahu ka thënë: “Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Xhaferi, i cili ka shtuar në transmetimin e tij: “Pejgamberi ﷺ ndërmjetëson për të filluar gjykimi mes njerëzve. Ai ecën derisa ta kapë hallkën e derës (së Xhenetit). Allahu atë ditë ia jep pozitën e lavdëruar (Mekami Mahmudin), e në atë rast e lavdërojnë të gjithë njerëzit e mbledhur (Ditën e Tubimit).”
Muala ka thënë: “Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Numan ibn Rashidi, e ky nga Abdullah ibn Muslimi, vëllai i Zuhriut, e ky nga Hamza se Ibn Omeri e transmeton nga Pejgamberi ﷺ në lidhje me çështjen e lypjes.”