Sahihu i Buhariut — Hadithi 1476
53. Nënkapitulli: Ajeti: “Nuk i bezdisin njerëzit duke u lypur”; kush konsiderohet i pasur, si dhe thënia e Pejgamberit ﷺ: “Nuk gjen pasuri që i mjafton”, dhe fjala e Allahut: “(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato."
1476. Nga: Ebu Hurejra
Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk është nevojtar ai që një ose dy kafshata e shtyjnë të lypë, por nevojtar është ai që, edhe pse nuk ka pasuri (e cila i mjafton), turpërohet (të lypë) ose nuk i bezdis njerëzit duke u lypur.”