Sahihu i Buhariut — Hadithi 1484
56. Nënkapitulli: Nuk ka zekat në më pak se pesë evsukë
1484. Nga: Ebu Seid Hudriu
Musededi na ka thënë: Më ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Maliku, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Saësa, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka zekat në më pak se pesë evsukë. Nuk ka zekat në më pak se pesë deve. Nuk ka zekat në më pak se pesë evakë argjend.”