Sahihu i Buhariut — Hadithi 1487
58. Nënkapitulli: Ai që i shet frutat, trungjet e pemëve, tokën e kopshtin, ndërkohë i është obliguar zekati ose një e dhjeta dhe e nxjerr atë prej një pasurie tjetër; ose i shet frutat dhe nuk i është obliguar zekati për to
Hadithi i Pejgamberit ﷺ: “Mos i shitni frutat pa iu shfaqur shenjat se janë pjekur.” Askujt nuk ia ka ndaluar shitjen e frutave pas shfaqjes së shenjave se janë të pjekur dhe nuk ka bërë dallime mes atij që i është obliguar zekati dhe atij që nuk i është obliguar.
1487. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Halid ibn Jezidi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar të shiten frutat pa iu shfaqur shenjat se janë të pjekura.”