Sahihu i Buhariut — Hadithi 1488
58. Nënkapitulli: Ai që i shet frutat, trungjet e pemëve, tokën e kopshtin, ndërkohë i është obliguar zekati ose një e dhjeta dhe e nxjerr atë prej një pasurie tjetër; ose i shet frutat dhe nuk i është obliguar zekati për to
Hadithi i Pejgamberit ﷺ: “Mos i shitni frutat pa iu shfaqur shenjat se janë pjekur.” Askujt nuk ia ka ndaluar shitjen e frutave pas shfaqjes së shenjave se janë të pjekur dhe nuk ka bërë dallime mes atij që i është obliguar zekati dhe atij që nuk i është obliguar.
1488. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Kutejbe na ka treguar nga Maliku, e ky nga Humejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitjen e frutave pa e marrë ngjyrën (pa u pjekur). Ai ka thënë: “Derisa të skuqen.”