Sahihu i Buhariut — Hadithi 1491

60. Nënkapitulli: Ajo që është përmendur rreth sadakasë (dhe zekatit) ndaj Pejgamberit ﷺ dhe familjes së tij

1491. Nga: Ebu Hurejra

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hasen ibn Aliu mori një prej hurmave të lëmoshës dhe e futi në gojë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos, mos!”, - që ta hidhte atë. Pastaj i tha: “A nuk e ke ditur se ne (ehlu bejti) nuk e hamë lëmoshën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1491

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?