Sahihu i Buhariut — Hadithi 1492

61. Nënkapitulli: Sadakaja ndaj të çrobëruareve të grave të Pejgamberit ﷺ

1492. Nga: Abdullah ibn Abasi

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hasi një dele të ngordhur, që i ishte dhënë lëmoshë një të çrobëruareje të Mejmunes, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Pse nuk po përfitoni nga lëkura e saj (duke e regjur atë)?”

- Ajo është ngordhësirë, - i thanë.

- “Vetëm ngrënia e saj është ndaluar,” - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1492

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?