Sahihu i Buhariut — Hadithi 1494

62. Nënkapitulli: Kur të shndërrohet sadakaja (në dhuratë, i lejohet Pejgamberit ﷺ ose ndonjë anëtari të familjes së tij ta hajë apo ta shfrytëzojë atë)

1494. Nga: Umu Atija Ensarja

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zuraji, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Hafsa bint Sirini se Umu Atije Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri tek Aishja dhe i tha:

- “A keni diçka (për të ngrënë)?”

- Jo, përveç asaj që na e ka dhuruar Nusejbja, (mish) prej deles lëmoshë që ia pate dhuruar, - iu përgjigj ajo.

- “Ka arritur në vend të vetin (andaj përgatitma për ta ngrënë)”, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1494

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?