Sahihu i Buhariut — Hadithi 1496

63. Nënkapitulli: Marrja e zekatit prej të pasurve dhe kthimi i saj te të varfrit, kudo qofshin ata

1496. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Zekerija ibn Is'haku, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ebu Mabedi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin në Jemen, i tha: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit. Kur të arrish tek ata, thirri të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Nëse të binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze brenda ditës e natës. Nëse të binden në këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin, që u merret të pasurve e u jepet të varfërve të tyre. E, nëse të binden, kujdes, mos ua merr pasurinë e çmuar! Ruaju lutjes së atij që i bëhet padrejtësi, sepse mes tij dhe Allahut nuk ka perde!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1496

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?