Sahihu i Buhariut — Hadithi 1497

64. Nënkapitulli: Duaja dhe lutja e prijësit (imamit) për atë që jep zekatin dhe fjala Allahut: “Merr zekat prej pasurisë së tyre me të cilën do t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata...”

1497. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kur ndokush ia çonte Pejgamberit ﷺ zekatin, ai lutej: “O Allah, bekoje familjen e filanit!” Kur babai im ia çoi zekatin, ai u lut: “O Allah, bekoje familjen e Ebu Eufait!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1497

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?