Sahihu i Buhariut — Hadithi 1498

65. Nënkapitulli: (A ka zekat për) pasuritë gjërat (e çmuara) që nxirren prej detit?

Ibn Abasi ka thënë: "Anberi (lloj parfumi nga deti) nuk është thesar, por është diçka që e hedh deti." Haseni ka thënë: "Për anberin dhe margaritarin jepet një e pesta, Mirëpo, Pejgamberi ﷺ e ka obliguar një të pestën për zekatin e thesarit, e jo për atë që gjendet në ujë."

1498. Nga: Ebu Hurejra

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një beni israil i kërkoi dikujt t'i huazojë një mijë dinarë, e në atë rast ia dha. (Ky udhëtoi matanë detit, por, kur erdhi koha e kthimit) doli në det, porse nuk gjeti mjet transporti. Kështu, mori një dru, e shpoi, i futi brenda tij një mijë dinarët dhe e hodhi në det. Huadhënësi kishte dalë (për ta pritur). E pa drurin dhe e mori ta shfrytëzonte për familjen e vet. Kur e çau, i gjeti paratë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1498

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?