Sahihu i Buhariut — Hadithi 1500

67. Nënkapitulli: Ajeti: “... u takon edhe atyre që punojnë në tubimin e zekatit”, dhe llogaridhënia e punëtorit ndaj prijësit

1500. Nga: Ebu Humejd Saidiu

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ angazhoi një pjesëtar të fisit esed, që quhej Ibn Lutbije, për mbledhjen e zekatit të fisit benu sulejm. Kur u kthye, Pejgamberi ﷺ e mori në llogari (për zekatin dhe pasurinë e tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1500

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?