Sahihu i Buhariut — Hadithi 1501

68. Nënkapitulli: Shfrytëzimi i deveve të dhëna për zekat dhe qumështit të tyre për kategorinë e udhëtarëve (për të plotësuar nevojat e tyre gjatë rrugës)

1501. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz nga Urejna erdhën në Medinë, por nuk u pëlqeu klima (kështu që u sëmurën). I Dërguari i Allahut ﷺ ua lejoi të shkonin te devetë e dhëna për zekat e të pinin nga qumështi dhe urina e tyre (për shërim). Mirëpo, ata e vranë bariun dhe e morën kopenë e deveve, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dikë (në kërkim të tyre) dhe i sollën. Kështu (si dënim dhe shpagim ndaj bariut të vrarë), ua preu duart e këmbët, ua nxori sytë me hekur të nxehtë (sepse kështu kishin vepruar me bariun) dhe i la në tokën e Harres (vend në lindje të Medinës, që të vdisnin) duke kafshuar gurët (nga etja e madhe ose dhimbjet e hatashme).”

Transmetimin e Katades e ka fuqizuar Ebu Kilabe, Humejdi dhe Thabiti nga Enesi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1501

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?