Sahihu i Buhariut — Hadithi 1510
76. Nënkapitulli: Sadakaja e fitrit jepet para namazit të Bajramit
1510. Nga: Ebu Seid Hudriu
Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Ebu Omeri, e ky nga Zejdi, e ky nga Ijad ibn Abdullah ibn Sadi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në ditën e Bajramit të Fitrit e jepnim një saë ushqim. Atëkohë ushqimi ynë ka qenë: elbi, stafidhet, djathi dhe hurmat.”