Sahihu i Buhariut — Hadithi 1519

4. Nënkapitulli: Vlera e haxhit të pranuar

1519. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dikush e pyeti Pejgamberin ﷺ:

- Cila është vepra më e mirë?

- “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

- Pastaj cila? - e pyetën sërish.

- “Xhihadi në rrugën e Allahut.”

- Pastaj cila?

- “Haxhi i pranuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1519

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?