Sahihu i Buhariut — Hadithi 1523

6. Nënkapitulli: Ajeti: “... dhe furnizohuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë (për ahiret) është devotshmëria .”

1523. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jahja ibn Bishri na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e ky nga Verkai, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Banorët e Jemenit venin në haxh pa u përgatitur me rezerva ushqimore dhe thoshin: “Ne po i mbështetemi Allahut. Kështu, kur erdhën në Mekë, filluan të lypin prej njerëzve, e në atë rast Allahu e zbriti ajetin: “Dhe furnizohuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë (për Ditën e Kiametit) është devotshmëria.” (Bekare, 197)

Ibn Ujejne e transmeton këtë hadith nga Amri, e ky nga Ikrime, (e ky nga Pejgamberi ﷺ, pa e përmendur Ibn Abasin, e ky lloj transmetimi i hadithit quhet) mursel.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1523

Fjalë të panjohura?