Sahihu i Buhariut — Hadithi 1571

36. Nënkapitulli: Haxhi temetu në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ

1571. Nga: Imran ibn Husajni

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja, e këtij i ka treguar Mutarrifi se Imrani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ e kryem haxhin temetu e për këtë çështje zbriti (shpallje nga) Kurani. Njeriu që ka folur për këtë çështje (e ky ishte Omeri, që e konsideronte atë të ndaluar) ka folur nga mendja e vet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1571

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?