Sahihu i Buhariut — Hadithi 1578
41. Nënkapitulli: Prej nga dilet nga Meka?
1578. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Mahmud ibn Gajlan Merveziu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit (të Mekës), Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja e doli nga Kudaja sipër Mekës.