Sahihu i Buhariut — Hadithi 1581

41. Nënkapitulli: Prej nga dilet nga Meka?

1581. Nga: Urve ibn Zubejri

Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami se babai i tij Urve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri (në Mekë) nga Kedaja. Ndërkaq, Urve hynte (në Mekë) nga të dy anët, ndonëse më së shpeshti nga Kedaja, e cila ndodhej më afër shtëpisë së tij.

Imam Buhariu thotë se Kedaja dhe Kudaja janë dy vende në Mekë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1581

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?