Sahihu i Buhariut — Hadithi 1590
45. Nënkapitulli: Qëndrimi i Pejgamberit ﷺ në Mekë
1590. Nga: Ebu Hurejra
Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në mëngjesin e ditës së Bajramit të Kurbanit, Pejgamberi ﷺ, duke qenë në Mina, tha: “Nesër do të vendosemi në Shpatin e Benu Kinanëve, aty ku (paganët) janë betuar për mosbesim” - kishte për qëllim Muhasabin, vendin ku kurejshët dhe kinanët qenë betuar kundër benu hashimëve dhe benu mutalibëve, - ose ka thënë: (vetëm) benu mutalibëve, - për të mos pasur martesa dhe tregti të ndërsjellë, derisa t'ua dorëzojnë Pejgamberin ﷺ.
Selame nga Ukajli dhe Jahja ibn Dahaku nga Evzaiu, në transmetimin e tyre, kanë thënë: Na ka lajmëruar Ibn Shihabi. Po ashtu, (Selame dhe Jahjai) kanë thënë në transmetimin e tyre: benu hashimëve dhe benu mutalibëve. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Benu mutalibëve” është më e saktë.