Sahihu i Buhariut — Hadithi 1593
47. Nënkapitulli: Ajeti: “Allahu e ka bërë Qabenë Shtëpi të shenjtë që njerëzit t’i kryejnë detyrat fetare dhe muajin e shenjtë, kurbanin dhe kurbanin e shënuar me qafore. Këto të gjitha, i ka bërë, për të ditur se Allahu di çdo gjë në qiej dhe në Tokë dhe që Allahu është i Gjithëdijshëm.”
1593. Nga: Ebu Seid Hudriu
Ahmedi ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Haxhaxh ibn Haxhaxhi, e ky nga Katadja, e ky nga Abdullah ibn Ebu Utbe se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vijnë për haxh dhe umre në Qabe edhe pas shfaqjes së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.”
Transmetimin e Abdullah ibn Utbes e ka fuqizuar Ebani dhe Imrani nga Katadja. Ndërkaq, Abdurrahmani e ka transmetuar nga Shuëbe (me shprehjen): “Kiameti nuk do të ndodhë pa u ndërprerë haxhi në Qabe.”
Mirëpo, i pari është transmetuar më shumë. Katadja e ka dëgjuar Abdullah ibn Ebu Utben, ndërsa Abdullahu e ka dëgjuar Ebu Seid Hudriun.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1593
Fjalë të panjohura?