Sahihu i Buhariut — Hadithi 1595
49. Nënkapitulli: Rrënimi i Qabesë (para Kiametit)
Aishja transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një ushtri do t’ia mësyjë Qabesë për ta rrënuar, por do t’i përpijë toka.”
1595. Nga: Abdullah ibn Abasi
Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ahnesi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më duket sikur po shoh një zezak me këmbë të shtrembër duke e rrënuar gur më gur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1595
Fjalë të panjohura?