Sahihu i Buhariut — Hadithi 1598

51. Nënkapitulli: Mbyllja e derës së Qabesë dhe falja në cilëndo pjesë brenda saj

1598. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hyri në Qabe së bashku me Usame ibn Zejdin, Bilalin dhe Othman ibn Talhain dhe e mbyllën derën. Kur e hapën, isha i pari që hyra, ku e takova Bilalin dhe e pyeta:

- A u fal i Dërguari i Allahut ﷺ brenda?

- Po, mes dy shtyllave jemenase.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1598

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?