Sahihu i Buhariut — Hadithi 1609
59. Nënkapitulli: Të prekurit vetëm dy këndet jemenase të Qabesë
1609. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Përveç dy këndeve jemenase, asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke i prekur dy këndet e tjera të Qabesë.”