Sahihu i Buhariut — Hadithi 1611

60. Nënkapitulli: Puthja e Gurit të Zi

1611. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi se Zubejr ibn Arabiu tregon: “Dikush e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth prekjes së Gurit të Zi, e në atë rast i tha:

- E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e prekur dhe puthur.

- Po nëse ka kallaballëk? Po nëse pengohem (për shkak të turmës)? - e pyeste personi në fjalë.

- Këtë “Po nëse?!” çoje në Jemen! Unë (po të them se) e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e prekur dhe puthur, - ia ktheu Ibn Omeri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1611

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?