Sahihu i Buhariut — Hadithi 1612
61. Nënkapitulli: Përshëndetja e Gurit të Zi me dorë (nga largësia) kur të arrijë përballë tij
1612. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e kreu tavafin rreth Qabesë hipur mbi deve. Sa herë që vente paralel Gurit të Zi, e përshëndeste (me dorë).”