Sahihu i Buhariut — Hadithi 1613

62. Nënkapitulli: Shqiptimi i tekbirit kur je përballë Gurit të Zi

1613. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e kreu tavafin rreth Qabesë hipur mbi deve. Sa herë që vente përballë Gurit të Zi, e përshëndeste me diçka që kishte në dorë (me bastun) dhe bënte tekbir.”

Transmetimin e Halid ibn Abdullahut e ka fuqizuar Ibrahim ibn Tahmani nga Halid Hadhai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1613

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?