Sahihu i Buhariut — Hadithi 1614
63. Nënkapitulli: Tavafi rreth Qabesë, falja e dy rekateve dhe vajtja në Safa momentin që njeriu arrin në Mekë para se të shkojë në shtëpi
1614. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
1614, 1615 - Esbegu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri se Muhamed ibn Abdurrahmani tregon: “Urvës ia përmenda çështjen e atij që vete në Mekë (me nijet të haxhit ifrad), e në atë rast më tha: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka treguar se gjëja e parë që Pejgamberi ﷺ ka vepruar kur pati ardhur në Mekë ka qenë abdesi dhe tavafi rreth Qabesë, e nuk e ka shndërruar në umre (haxh temetu). Më pas kështu vepronin edhe Ebu Bekri e Omeri.”
Urve thotë: “Haxhin e kam kryer edhe me babanë tim, Zubejrin, dhe gjëja e parë që veproi ka qenë tavafi. Kështu i kam parë duke vepruar edhe muhaxhirët e ensarët. Ndërkaq, nëna ime (Esma) më ka treguar se së bashku me Zubejrin, me motrën e vet (Aishen) dhe me këtë e atë qenë nisur me nijet të umrës (haxh temetu). Dhe, pasi e kanë prekur Gurin e Zi (dhe e kanë kryer umrën), janë liruar prej ihramëve.”