Sahihu i Buhariut — Hadithi 1620

65. Nënkapitulli: Të folurit gjatë tavafit

1620. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Ahveli, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, duke bërë tavaf rreth Qabesë, pa një person që e kishte lidhur dorën me një person tjetër me një rrip lëkure, ose ka thënë: me një pe, - ose ka thënë me diçka tjetër. Pejgamberi ﷺ e këputi dhe i tha: “Kape për dore.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1620

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?