Sahihu i Buhariut — Hadithi 1621
66. Nënkapitulli: Nëse gjatë tavafit vëren dikë me rrip të lëkurës (që me të e ka lidhur dorën e tij me tjetrin dhe e udhëheq) e këput, apo sheh diçka që urrehet (fetarisht, e ndalon një veprim të tillë)
1621. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejman Ahveli, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një burrë duke bërë tavaf rreth Qabesë (i lidhur me dikë tjetër) me një litar ose me diçka tjetër, e në atë rast ia këputi.