Sahihu i Buhariut — Hadithi 1624

69. Nënkapitulli: Pejgamberi ﷺ i ka falur dy rekate pas tavafit

Nafiu tregon: "Ibn Omeri i falte nga dy rekate për çdo tavaf të plotë." Ismail ibn Umeje tregon: "I pata thënë Zuhriut: "Atai po thotë se namazi farz mjafton për tavaf në vend të dy rekateve të tavafit." Zuhriu tha: "Të pasohet suneti është më mirë. Pejgamberi ﷺ i ka falur nga dy rekate pas çdo tavafi."

1624. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Amri tregon: “E kam pyetur edhe Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e në atë rast më është përgjigjur: “Nuk lejohet t'i afrohet gruas së vet pa e kryer ecjen mes Safasë dhe Mervës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1624

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?