Sahihu i Buhariut — Hadithi 1625

70. Nënkapitulli: Mosvajtja në Qabe për të kryer tavaf vullnetar (pas kryerjes së tavafit të mbërritjes), derisa të shkojë në Arafat, e të kthehet prej atje.

1625. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Fudajli, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka rrëfyer Kurejbi se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Mekë, e bëri tavafin dhe ecjen mes Safasë e Mervës. Më pas nuk i është afruar Qabesë, derisa është kthyer prej Arafatit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1625

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?