Sahihu i Buhariut — Hadithi 1627

72. Nënkapitulli: Falja e dy rekateve të tavafit mbrapa Mekamit

1627. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ erdhi (në Mekë), e bëri tavafin rreth Qabesë, i fali dy rekate mbrapa Mekamit dhe shkoi në Safa. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)

Referenca: Sahihu i Buhariut 1627

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?