Sahihu i Buhariut — Hadithi 1628

73. Nënkapitulli: Kryerja e tavafit pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë

Ibn Omeri i falte dy rekatet e tavafit para lindjes së diellit. Omeri e bëri tavafin pas namazit të sabahut, pastaj i hipi kafshës së vet dhe, kur arriti në Dhu Tuva, i fali dy rekatet e tavafit.

1628. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Hasen ibn Omer Basriu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Habibi, e ky nga Atai, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa njerëz tavafin rreth Qabesë e bënë pas namazit të sabahut, pastaj u ulën pranë ligjëruesit (duke u këshilluar), derisa lindi dielli e atëherë u ngritën për t'u falur.

Aishja thotë: “Qëndronin ulur derisa hyri koha gjatë së cilës urrehet falja e namazit, e atëherë u ngritën për t'u falur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1628

Fjalë të panjohura?