Sahihu i Buhariut — Hadithi 1629
73. Nënkapitulli: Kryerja e tavafit pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë
Ibn Omeri i falte dy rekatet e tavafit para lindjes së diellit. Omeri e bëri tavafin pas namazit të sabahut, pastaj i hipi kafshës së vet dhe, kur arriti në Dhu Tuva, i fali dy rekatet e tavafit.
1629. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke ndaluar faljen e namazit gjatë lindjes dhe gjatë perëndimit të diellit.”