Sahihu i Buhariut — Hadithi 1630
73. Nënkapitulli: Kryerja e tavafit pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë
Ibn Omeri i falte dy rekatet e tavafit para lindjes së diellit. Omeri e bëri tavafin pas namazit të sabahut, pastaj i hipi kafshës së vet dhe, kur arriti në Dhu Tuva, i fali dy rekatet e tavafit.
1630. Nga: Abdullah ibn Zubejri
Hasen ibn Muhamed Zaferaniu na ka thënë: Na ka treguar Abide ibn Humejdi se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “E kam parë Abdullah ibn Zubejrin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) duke bërë tavafin pas namazit të sabahut dhe duke i falur dy rekate.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1630
Fjalë të panjohura?