Sahihu i Buhariut — Hadithi 1632
74. Nënkapitulli: I sëmuri e kryen tavafin hipur (mbi mjet udhëtimi)
1632. Nga: Abdullah ibn Abasi
Is'hak Vasitiu më ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e bëri tavafin duke qenë hipur mbi deve. Sa herë që vente përballë Gurit të Zi, e përshëndeste me diçka që kishte në dorë (bastun) dhe bënte tekbir.