Sahihu i Buhariut — Hadithi 1634

75. Nënkapitulli: Dhënia ujë haxhilerëve

1634. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abas ibn Abdulmutalibi i kërkoi leje të Dërguarit të Allahut ﷺ për të bujtur në Mekë gjatë netëve të Minas, për shkak të shpërndarjes së ujit (që e bënte), e në atë rast Pejgamberi ﷺ e lejoi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1634

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?