Sahihu i Buhariut — Hadithi 1646
80. Nënkapitulli: Transmetimet rreth (mënyrës së bërjes së) sajit mes Safasë dhe Mervës
Ibn Omeri ka thënë: "Saji (mes Safasë dhe Mervës) bëhej prej shtëpisë së Benu Abadit deri te rrugica e Benu Ebu Husejnit."
1646. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Amër ibn Dinari tregon: “E kemi pyetur edhe Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili na ka thënë: “Të mos i afrohet bashkëshortes, derisa ta kryejë ecjen mes Safasë dhe Mervës.”