Sahihu i Buhariut — Hadithi 1647
80. Nënkapitulli: Transmetimet rreth (mënyrës së bërjes së) sajit mes Safasë dhe Mervës
Ibn Omeri ka thënë: "Saji (mes Safasë dhe Mervës) bëhej prej shtëpisë së Benu Abadit deri te rrugica e Benu Ebu Husejnit."
1647. Nga: Abdullah ibn Omeri
Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ erdhi në Mekë, e bëri tavafin, i fali dy rekate dhe eci mes Safasë dhe Mervës. Pastaj Ibn Omeri e lexoi ajetin: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)