Sahihu i Buhariut — Hadithi 1655

84. Nënkapitulli: Namazi në Mina

1655. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Omeri, se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, në Mina, i fali dy rekate. Kështu kanë vepruar edhe Ebu Bekri e Omeri, si dhe Othmani në fillim të hilafetit të tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1655

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?