Sahihu i Buhariut — Hadithi 1657
84. Nënkapitulli: Namazi në Mina
1657. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Kabisa ibn Ukbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abdurrahman ibn Jezidi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ i kam falur vetëm dy rekate (namaz farz në Mina). Kështu kam vepruar edhe me Ebu Bekrin e Omerin. Por, pastaj ndodhën mospajtime mes jush (rreth shkurtimit të namazit në Mina). Ah, sikur t'i kisha falur dy rekate, e të më pranoheshin në vend të atyre katër rekateve!”