Sahihu i Buhariut — Hadithi 1659
86. Nënkapitulli: Telbija dhe tekbiri gjatë largimit prej Minas për në Arafat
1659. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku se Muhamed ibn Ebu Bekër Thekafiu tregon se, teksa ishin duke shkuar prej Minas në Arafat, e pyeti Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë vepronit në këtë ditë gjatë kohës kur ishit me të Dërguarin e Allahut ﷺ?” Ai tha: “Disa prej nesh këndonin telbijen, disa të tjerë bënin tekbire, por Pejgamberi ﷺ asnjërës palë nuk ia tërhoqi vërejtjen.”