Sahihu i Buhariut — Hadithi 1664
91. Nënkapitulli: Qëndrimi në Arafat
1664. Nga: Xhubejr ibn Mutëimi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi, e ky nga babai i tij se ka thënë: Isha duke e kërkuar një deve timen... [t]: Musededi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Xhubejrin se babai i tij Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Më humbi një deve, andaj, ditën e Arafatit, dola për ta kërkuar. E pashë Pejgamberin ﷺ në Arafat duke qëndruar në këmbë dhe thashë: “Për Allahun, ky qenka njëri prej humsëve. Vallë, çfarë po kërkon këtu?!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1664
Fjalë të panjohura?