Sahihu i Buhariut — Hadithi 1673

96. Nënkapitulli: Ai që i bashkon namazet pa falur nafile mes tyre

1673. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Muzdelife Pejgamberi ﷺ e bashkoi akshamin me jacinë, me nga një ikamet për secilin namaz. Nuk fali asgjë tjetër mes tyre e as pas tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1673

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?