Sahihu i Buhariut — Hadithi 1676
98. Nënkapitulli: Ai që i lejon pjesëtarët e dobët të familjes të largohen prej Muzdelifes gjatë natës; qëndrojnë në Muzdelife e bëjnë dua, pastaj largohen kur të perëndojë hëna
1676. Nga: Abdullah ibn Omeri
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i dërgonte familjarët e tij të dobët (të pafuqishëm) para të tjerëve (në Mina), këta qëndronin në vendin e shenjtë në Muzdelife gjatë natës dhe e përmendnin Allahun Fuqiplotë (dhe luteshin) aq sa kishin dëshirë. Pastaj shkonin (në Mina) para se prijësi të fillonte qëndrimin e tij (pas namazit të sabahut) dhe para se ai të largohej prej aty (Muzdelifes). Disa arrinin në Mina për namazin e sabahut, kurse disa të tjerë edhe pas kësaj. Kur arrinin (në Mina), i gjuanin gurët në xhemër.” Ibn Omeri thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë lehtësime për këta (të dobëtit).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1676
Fjalë të panjohura?