Sahihu i Buhariut — Hadithi 1677
98. Nënkapitulli: Ai që i lejon pjesëtarët e dobët të familjes të largohen prej Muzdelifes gjatë natës; qëndrojnë në Muzdelife e bëjnë dua, pastaj largohen kur të perëndojë hëna
1677. Nga: Abdullah ibn Abasi
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më pati dërguar prej Muzdelifes (bashkë me anëtarët e pafuqishëm të familjes së tij në Mina) gjatë natës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1677
Fjalë të panjohura?