Sahihu i Buhariut — Hadithi 1678

98. Nënkapitulli: Ai që i lejon pjesëtarët e dobët të familjes të largohen prej Muzdelifes gjatë natës; qëndrojnë në Muzdelife e bëjnë dua, pastaj largohen kur të perëndojë hëna

1678. Nga: Abdullah ibn Abasi

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Ebu Jezidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë kam qenë në mesin e familjarëve të dobët të Pejgamberit ﷺ, të cilët i pati dërguar para të tjerëve (në Mina).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1678

Fjalë të panjohura?