Sahihu i Buhariut — Hadithi 1681

98. Nënkapitulli: Ai që i lejon pjesëtarët e dobët të familjes të largohen prej Muzdelifes gjatë natës; qëndrojnë në Muzdelife e bëjnë dua, pastaj largohen kur të perëndojë hëna

1681. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur arritëm në Muzdelife, Sevda i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për t'u larguar para kallaballëkut të njerëzve, sepse ishte e ngadalshme. Kështu, Pejgamberi ﷺ e lejoi të largohet para kallaballëkut të njerëzve. Ndërkaq, ne qëndruam deri në mëngjes, pastaj u larguam së bashku me të. Sikur t'i kërkoja leje të Dërguarit të Allahut ﷺ siç i pati kërkuar Sevda, do të kishte qenë më e dashur për mua sesa ndonjë gëzim tjetër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1681

Fjalë të panjohura?