Sahihu i Buhariut — Hadithi 1682

99. Nënkapitulli: Ai që e fal namazin e sabahut në Muzdelife

1682. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Umare, e ky nga Abdurrahmani se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke falur ndonjë namaz jashtë kohës së vet, përveç dy namazeve: akshamin, që e pati bashkuar me jacinë, dhe sabahun, që e pati falur më herët se zakonisht.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1682

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?